Nik Xhelilaj flet për dashurinë: "Jam tradicional"
Nik Xhelilaj përgjithësisht nuk flet për jetën private nëpër intervista të ndryshme, duke preferuar më së shumti që të përqëndrohet në projektet kinematografike turke dhe gjermane. Mirëpo në një intervistë për “Jo Vetëm Modë”, aktori nuk mundi t’i anashkalonte pyetjet në lidhje me romancat.

Ndodh zakonisht që aktorë të serialeve të ndryshme lidhen me njëri-tjetrin, duke e përdorur ndër të tjera edhe si një formë marketingu për veten. Megjithatë duket se Nikut nuk i pëlqen një gjë e tillë.

“Kur mund të ketë ndodhur ndonjë pëlqim, se normale që ndodh, ka qëlluar që unë e kam pasur një histori dhe nuk kam tentuar që të vazhdoj më tepër. Në lidhje me marketingun, ndonjëherë tundohen nga produksionet, agjencitë, sondazhet etj., në mënyrë që të funksionojë seriali. Këto skema nuk më ngjisin. Por nuk jam kundër nëse ndodh diçka e vërtetë, se raport njerëzor është.”

Në lidhje me raportet me vajzat, ai shton se është pak tradicional, në kuptimin që i pëlqen ta shijojë një marrëdhënie deri në fund dhe të përkushtohet maksimalisht.

Single? Po, prej gati 6 muajsh shkruan klantv.

“Jeta personale është pak e turbullt. Kam qenë gjysmë viti në Londër, pastaj në Stamboll, në Gjermani. Është edhe jeta që ta vështirëson. Le të themi që nuk kam njohur ende atë tipin e femrës që të mësohet me këtë situatë.”

Shtuar më 16/03/2019, ora 23:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori