Nicole Kidman shkon tap në "Golden Globes"
Në një shkrim të publikuar nga revista "Woman’s Day", këtë javë, aktorja hollivudiane Nicole Kidman përflitet se e ka tepruar me pijen para se të fillonte ceremonia "Golden Globes" më 8 janar në Hollywood.

Aktorja e nisi mbrëmjen e saj duke ndërprerë intervistën e Tom Hiddleston në tapetin e kuq, duke u shprehur se po kalonte shumë mirë. Më vonë, në festën e organizuar pas ceremonisë, aktorja raportohet të bërtiste me zë të lartë në momentin që po i kërkonte një kokteil kamarjeres. 49-vjeçarja dukej se ishte shumë e uritur pasi shihej që vazhdimisht thërriste më zë të lartë për të kërkuar pica. /albeu.com/

Shtuar më 16/01/2017, ora 16:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori