Ngjashmëri e pabesueshme, kjo është sozia e Tayna-s (VIDEO)
Pëlqej
Tayna është një prej repereve më të reja shqiptare.

Në vetëm pak kohë e pak këngë ajo është bërë pjesë e tregut muzikor ka arritur të tërheqë vëmendjen e të gjithëve.

Brenda 3 muajve ajo ka publikuar 3 videoklipe, të cilët kanë rezultuar tepër të suksesshëm.

Tashmë ajo është kthyer në të preferuarën e publikut dhe çdo detaj nga jeta e saj përbën interes.

Mirëpo së fundmi fansat kanë arritur të gjejnë edhe sozinë e Tayna-s, shkruan Icon Style.

Në një video të publikuar nga Enca në Instastory, ku shfaqet një vajzë duke kënduar këngën “Rendez vous”, fansat kanë arritur të dallojnë ngjashmërinë e frikshme mes kësaj vajze dhe Tayna-s.

Madje jo të paktë kanë qenë ata që kanë menduar se ka qenë vetë Tayna në këtë video. /albeu.com/


Shtuar më 14/09/2018, ora 11:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori