Ngjajnë si dy pika uji! Valbona Selimllari del me vajzën (FOTO LAJM)

Pëlqej
Vajza e Valbona Selimllarit, Vivien, tashmë është rritur dhe mund ta shoqërojë mamin nëpër evente të ndryshme kulturore.

Ndonëse mami Valbona e ka ruajtur me fanatizëm identitetin e fëmijëve, ajo tashmë nuk tregohet më e rezervuar.

Herën e fundit që e pamë me të bijën ishte në koncertin “Divat” të emrave të njohur të muzikës si Rovena, Irma, Besa dhe Eneda.

Por Valbona nuk qëndroi në hije gjatë koncertit. Ajo dha një intervistë për “Elite Show”, ku foli edhe për vajzën e vogël.

“Tani ka filluar të rritet dhe mund ta shoqërojë mamin”, u shpreh Valbona teksa vogëlushja pozonte me fytyrën drejt kamerës.

E pyetur nga gazetarja nëse Vivien do të bëhet yll si mami, Valbona u përgjigj:

“Të bëhet e mirë dhe të ketë ca vlera të tjera, pa ato yjet ikin dhe vijnë, nuk janë aq të rëndësishëm”.
Shtuar më 22/05/2018, ora 13:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori