Karamuço paralajmëron arrestime të forta nga SPAK në gusht: Ka për të qenë bombë atomike

Eksperti i sigurisë dhe kriminialistikës, Ervin Karamuço, ka paralajmëruar një tjetër goditje të fortë nga ana e SPAK gjatë muajit gusht.

Në postimin e tij Karamuço, thekson se nëse do të jenë të vërteta ato që thuhen për aksionet që pritet të ndërmarrë SPAK ka për të qenë një “bombë atomike”.

Kjo bomba e Gushtit, nëse është e vërtetë, më duket se qenka atomike….”, shkruan Karamuço.

Kujtojmë që pak ditë më parë pas ardhjes së disa përgjimeve të kriptura të “SKY” nga Franca, çoi pas hekurave biznesmenin Pëllumb Gjoka, ish-Drejtorin e POlicisë, Oltion Bistri, ish-prokurorë si dhe anëtarë të bandave të krimit.

Ndërkohë që gjatë ditëve të fundit në SPAK përveç çështjeve të vjetra po hetohet edhe për Chek-up, si për inceneratorët.

Gjatë ditës së sotme e pranishme në SPAK ku ëhstë pyetur për disa orë për sterilizimin ka qenë ish-Ministraj e Finacave, Anila Denaj. Ndërkohë flitet se ditët në vijim të tjerë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë shtetërorë do të thirren nga SPAK, ndërsa nuk përjashtohen as arrestimet e bujshme.

Pritet që gushti të jetë vërtetë një muaj i nxehtë sa i përket aksioneve të SPAK.

/Taulant Halili/AlbEu.com/


Shtuar 4.08.2023 18:14