Ngatërruan fituesin e spektaklit, reagon regjisoria Vera Grabocka (FOTO LAJM)

Pas ngatërresës që ndodhi në programin “Your Face Sounds Familiar”, me shpalljen e fituesit të gabuar ka ardhur edhe reagimi i regjisores Vera Grabocka.

Ajo ka shkruar në rrjete sociale një status në të cilin i kërkon ndjesë këngëtares Beatrix Ramosaj për dhe i ka falenderuar Beatriksin dhe Valonin per sportivitetin me të cilën mirkuptuan këtë situatë.

Reaimi i plotë

Kur varesh nga teknologjia ka dhe gabime si ky qe ndodhi sonte; ne nje transmetim direkt mund te ndodhin te gjitha.
Fituesja e patentes eshte ne te vertete Beatriks Ramosaj sipas votimit te jurise dhe konkurrenteve.
Kompjuteri nxorri gabimisht ne fund te programit, emrin e Valon Shehut si fitues.

Tv Klan dhe Produksioni i kerkojne ndjese fitueses se vertete dhe te merituar, Beaktiks Ramosaj per te kete incident te paqellimshem.

Falenderojme Valonin dhe Beatriksen per sportivitetin me te cilen mirkuptuan kete situate! Per Mediat; Fiton edicionin e dyte Beatriks Ramosaj!
Kompjuteri lajthit. Urime te gjithe kastit te kengetareve per kete eskperience te mrekullueshme! /albeu.com/
Shtuar më 31/05/2017, ora 10:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori