Nga varësia e drogës te marrëdhënia me të atin, dokumentari për Britney Spears nxjerr skandalet
Jeta e princeshës së muzikës pop, Britney Spears, do të mund të shihet në dokumentar tashmë. Me anë të një dokumentari të realizuar nga New York Times me titull “Framing Britney Spears”, i cili siç do të publikohet muajin tjetër.

Sipas E!News, dokumentari do të përqendrohet në karrierën e Britneyt, skandalet, varësinë nga lëndët narkotike si dhe kujdestarinë e babait. Edhe pse Britney është një nga artistet më të suksesshme në industrisë muzikore, me 100 milionë albume të shitura, këngëtarja thuhet se nuk ka pasur kontroll të plotë në çështjet e ndryshme të jetës e po ashtu edhe në financa.

Babai i saj, Jamie Spears, u emërua bashkë-konservator i pasurisë së saj në 2008 së bashku me avokatin Andrew Wallet. Megjithëse Wallet dha dorëheqjen nga posti në 2018, Jamie ka vazhduar të kontrollojë jetën, financat dhe vendimet personale të Britney, duke shkaktuar edhe një zemërim të madh tek fansat.

Britney që atëherë ka filluar veprimet ligjore në një përpjekje për të hequr babanë e saj, por një gjykatës i Los Angeles refuzoi kërkesën e saj dhe e bëri që të zgjasë deri në shtator të vitit 2021.

Gjatë një interviste të rrallë në CNN në dhjetor, Jamie zbuloi se ai dhe vajza e tij nuk kanë folur prej muajsh.

“Unë e dua vajzën time dhe më mungon shumë. Kur një anëtar i familjes ka nevojë për kujdes dhe mbrojtje të veçantë, familjet duhet të veprojnë siç kam bërë për 12 vitet e fundit, për të mbrojtur atë”, tha Jamie. “Framing Britney Spears” pritet të publikohet më 5 shkurt në FX dhe Hulu.

Shtuar më 27/01/2021, ora 21:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori