Nga Valbona te Armina, vajzat tregojnë të pathënat e Këngës Magjike
Pëlqej
Nata e dytë e festivalit “Kënga Magjike” nisi në një mënyrë tepër të veçantë. Në shtëpinë e Valbona Selimllarit, së bashku me këtë të fundit, qenë të pranishme edhe tre bashkëprezantuese të tjera ndër vite të “Kënga Magjike”, konkretisht Elia Zaharia Zogu, Olta Gixhari dhe Armina Mevlani.

Secila prej tyre tregoi nga një prapaskenë të pathënë më parë rreth pjesmarrjes në festival. Qe fillimisht Elia ajo që zbuloi rrethanat e pazakonta gjatë të cilave iu propozua prezantimi përkrah Gjebreas. Teksa Zogu po merrej me parapërgatitjet e dasmës, me përpilimin e listës së personave që do të performonin, krejt papritur Arditi i kishte thënë nëse dëshironte të bashkëprezantonte me të.

Viti 2016
Elia i kishte dhënë një përgjigjë pozitive sa për të thënë pa ditur në fakt se oferta ishte tepër serioze. Pas dasmës, të nesërmen, Arditi e telefonoi duke i thënë se ishte koha për t’iu futur punës.

Valbona Selimllari ndërkohë kujtoi me nostalgji vitin 1999, kur qe e para prezantuese femër si dhe përfaqësuesja e parë e Shqipërisë në Miss Globe shkruan anabel.

Vazhdojmë me Olta Gixharin. Duket e pabesueshme, por 5 minuta para fillimit të festivalit, aktorja i kishte thënë Gjebreas se nuk mundte të prezantonte pasi i ishin mpirë dhëmbët nga emocionet. Po kështu e kishte kafshuar Gjebrean shumë fort në krah dhe ky i fundit i ishte përgjigjur gjithë profesionalizëm: Mbarove?

Viti 2012
Armina Mevlani nga ana tjetër tregoi se nata finale qe tepër emocionuese për të, veçanërisht për shkak të prezencës së miqve dhe familjarëve. Si pasojë, lotët i kishin rrjedhur lum në prapaskenë (mos, grimi!).

Të katërta vajzave iu bë një ofertë për të prezantuar së bashku me Bora Zemanin dhe Klaudia Pepën në natën finale.
Shtuar më 07/12/2018, ora 08:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori