Nga Tayna te Ledri, shumat marramedëse që humbasin për shkak të pandemisë këngëtarët shqiptarë
Pandemia e Koronavirusit ka shkaktuar shumë probleme ekonomike për të gjithë, por më të prekurit me siguri janë këngëtarët duke qenë se lokalet, clubet apo edhe dasmat do të jenë nga të fundit që do të mbahen.

Humbjet e disa prej këngëtarëve më të njohur nga Tayna te Ledri Vula, duke marrë një situatë hipotetike që këtë verë s’do të mbahen koncerte.

Dhe sipas përllogaritjeve, një prej artisteve që do të ketë më shumë humbje financiare është Tayna.

“Më e kërkuara e momentit, me dy e deri ne tre performanca brenda natës, thuhet se nga klubet gjatë verës, Tayna është paguar nga 7000 deri në 12000 euro. Me rreth 60 mbrëmje gjatë sezonit me opsionin më gjeneroz, Tayna parashihet të mos arkëtojë nga koncertet një shumë prej rreth gjysmë milioni eurosh, duke llogaritur pjesën e pagesave të stafit dhe shpenzimeve tjera”, shkruan “Prive.al”.

Ledri Vula do të ketë rreth 400,000 euro humbje.

Capital T, Butrint Imeri e Dhurata Dora, Noizy e Meda, bazuar në shifrat e publikuara prej rreth 6000 eurosh për një koncert, supozohet të humbasin rreth 300,000 euro këtë verë. Rreth 250,000 euro mund t’i humbasë edhe lideri i Babastars, Getoar Selimi.

As për Sinan Vllasaliun, Ramadan Krasniqin, Danin e Labinot Tahirin situata nuk duket e mirë. Me çmime për dasma e mbrëmje muzikore nga 4000 deri 5000 euro, humbjet potenciale përllogariten në rreth 350,000 euro. Të njëjtin qarkullim supozohet ta ketë edhe Ermal Fejzullahu.

Kostoja e anulimit të koncerteve të Gjikos, Rinës, dhe Feros, këtë sezon do varionte nga 150,000 deri në 250,000 euro.

Shtuar më 30/05/2020, ora 11:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori