Aksident në Durrës, makina përplas këmbësoren

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Durrës. Një makinë ka përplasur një kalimtare, identiteti i të cilës ende nuk bëhet me dije.

Mësohet se gruaja ka qënë duke kaluar nga një krah i rrugës në tjetrin kur është përplasur nga automjeti, e si pasojë ka mbetur e plagosur dhe është dërguar në spital me urgjencë

Ende nuk dihet si paraqitet gjendja e saj shëndetësore, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit. Pritet një njoftim zyrtar nga ana e bluve për zbardhjen e plotë të rastit.


Shtuar 19.07.2023 17:48