Nga lidhja e dashurisë te planet në ekran, Albana Osmani i rrëfeu të gjitha (FOTO LAJM)

Moderatorja e njohur Albana Osmani ishte e ftuara e ditës së sotme në emisionin e mëngjesit “Kafe shqeto”, u foli për librin e saj të ri, jetën personale si dhe planet e ardhshme në televizion.

“Çika në betejë me intiligjencën artificiale” titullohet libri i ri i Albanës, për të cilin u shpreh:

"Çika në betejë me intiligjencën artificiale” është libri i sapo publikuar dhe njerëzit po e blejnë. Por çfarë më bën mua shumë të lumtur është fakti që po e pëlqejnë librin si përmbatje. Sigurisht çika ishte një gjetje nga ana ime nisur nga rrënjët e mia. Gjeta diçka se si e quajnë një vajzë dhe zgjodha pikërisht që të jetë emri i protagonistës, pra siç jam unë Albana ajo quhet Çika duke pretenduar se do të shkojë përtej kufijve, sikur po ndodh që për dy ditë do të jetë në Amazonë në gjuhën angleze dhe sërish vajza do të quhet Çika."

Tashmë do ta shohim vetëm si shkrimtare, apo Albana do t’i kthehet sërish moderimit? Edhe për këtë ajo e ka një përgjigje:

”Nuk e ndiej veten larg televizionit. Me mendjen time përditë bëj nga një show dhe është më i miri. Çështja është se thjesht nuk e kam gjetur veten se ku do akomodohem. Aty ku isha gjërat ndryshuan dhe thjesht më duhet ose të rivendos raport aty, ose diku tjetër, ta nis në një formë tjetër. Po i peshoj gjërat si të jetë më mirë për mua. U vendosa çmime të larta televizioneve”.

Moderatorja gjithashtu ka folur dhe në lidhje me “Top Channel” ku ajo ka moderuar që në adoleshencë.

”Unë e dua Top-in jam rritur aty. Nuk do të isha kurrë një bukëshkalë që do të thosha një fjalë të gabuar. Dhe në qoftëse i përket një realiteti.Tani është një sistem tjetër që do të thotë nga një televizon ku kishte një lider i cili përcaktonte se kush nga moderatorët duhet të ishte në një sezon, tani janë bërë me vetësponsorizim. Do më duhet të ulem ta mendoj”.

Ndërsa për jetën private Albana la të kuptohet se ajo është në një lidhje, por thjesht i duhet të marr një vendim.

Shtuar më 10/11/2020, ora 16:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori