Nga kultura perse tek ajo shqiptare (VIDEO)
Edhe pse ka pak vite qëndrimi në Shqipëri, artisti iranian Sajad Sepehri arrin të depërtoje zemrat e të përcjellë emocione me këngën e tij në gjuhën shqipe.

Kënga “E di” u prezantua në festivalin “Festa e Këngës Shqiptare” organizuar nga kompozitori i mirënjohur Gjergj Leka.

Kjo këngë tingëllon krejt ndryshe nga të gjitha performancat e tij të mëparshme të cilat janë të shumta ne numër. Sajadi ka performuar në më shumë se 100 evente dhe ka kompozuar më shumë se 250 këngë.

Zëri i kadiftë i Sajadit, sinqeriteti dhe pasioni në të kënduar të përfshin në magjinë e kengës dhe historinë reale të saj. Shikon në të dhimbjen por dhe shpresën.

Eshtë kënga e tij e parë në gjuhën shqipe dhe padyshim jo e fundit.

Kush e njeh nga afër arrin të vërejë botën e tij të madhe, aftësitë dhe njohuritë e shumta që zotëron, dëshirën dhe përpjekjet për të inkurajuar këdo që të jenë individë të vlefshëm për veten, familjen dhe shoqërinë.

Sajadi ka dëshirë të jetë i pranishëm në jetën artistike shqiptare me krijimet e tij të veçanta.
Shtuar më 25/11/2020, ora 22:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori