Kapuçinot me imazhin e Harry dhe
Meghan që dominojnë mbi shkumë; flamujt anglezë me dy bashkëshortët e ardhshëm të qeshur në qendër.
Por, edhe ëmbëlsira, maska për t’u vendosur në fytyrë për ditën e madhe, lodra prej pellushi dhe deri tek lojërat Lego që riprodhojnë të gjithë kështjellën
Windsor me të gjithë protagonistët e saj.
Në Londër dhe në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar ka filluar numërimi prej disa muajsh dhe dyqanet e suvenireve janë të pajisura për të kënaqur dëshirën e turistëve për të marrë pjesë në ndonjë mënyrë në martesën
mbretërore.
Por, për
Meghan Markle mbërrin një dhimbje e madhe.
Babai i saj, Thomas
Markle, nuk do ta shoqërojë në altar; ceremonia e dasmës
mbretërore në kështjellën
Windsor ka pësuar një ndryshim përfundimtar sepse babai i nuses duhet të operohet në zemër.
Këtë e bën të ditur siti TMZ, që ka ndjekur hap pas hapi programin e famlijes
Meghan.
Markle tha për TMZ se do të operohet nesër në mëngjes. Gjithmonë TMZ kishte bërë të ditur një javë më parë se
Markle kishte patur një infarkt dhe dje u kthye në spital me një dhimbje në kraharor.
Një seri kontrollesh kanë treguar domosdoshmërinë e ndërhyrjes, sepse infarkti “kishte shkaktuar dëme serioze në zemër”. /ata/
Shtuar më 16/05/2018,
ora 16:24