FOTO/ Atentati me tritol ndaj kreut të “Rithemelimit” në Vaun e Dejës, ky është “Audi” që shpërtheu sapo Ndreca u fut në makinë

Kjo është makina e kreut të “Rithemelimit” Bernard Ndreca , të cilës iu vendos tritol mëngjesin e sotëm rreth orës 07:10.

Shpërthimi i makinës tip “Audi” ndodhi sapo Ndreca u fut në mjet.

Për fat të mirë nga shpërthimi nuk ka të lënduar, përveç se dëmeve materiale.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes. Nuk dihen ende motivet e atentatin ndaj kreut të Rithemelimit./Albeu.com/