Ashtu si herën e parë, krejt nga hiçi, DJ
Blunt shpërtheu sërish për
Ledri Vulën, këtë herë duke përmendur tërthorazi edhe Capital T.
Çfarë ndodhi më parë: Përmes një videoje live në
Instagram, Capital T dhe
Ledri prezantuan bashkëpunimin e tyre të parë, i cili do të jetë pjesë e albumit të Capital T, “Skulpturë”. Në mars,
Ledri publikoi albumin “10/10”.
Në IstaStories, DJ
Blunt thotë se
Ledri dhe një tjetër që s’është me rëndësi i bëjnë qejfin njëri-tjetrin në
Instagram se gjoja e kanë kthyer në trend të bërit albume. Në vijim, ai
Blunt thotë se “është duke nxjerrë albumin e nëntë”, ndryshe nga
Ledri që “pas 20 viteve karrierë, mezi e nxorri një album”.
Sipas
Blunt, “nëse s’do të kishte qenë ai, Getoar Selimi, RTV21 e të tjerë që e kanë ndihmuar,
Ledri do të ishte akoma duke qëndruar te lagjja”.
Ledri nga ana tjetër, nuk ka reaguar.
Në shkurt të 2018-s, Dj
Blunt u fut në
Instagram dhe shprehu gjithë hatërmbetjet që kishte me Ledrin dhe Gjikon. Në një intervistë për “Jo Vetëm Modë”,
Ledri u prononcua për sherrin para kamerave:
“Prej gjithë njerëzve me të cilët kam bashkëpunuar këta [Dj
Blunt dhe Real 1] janë të
parët… nuk e di pasha Zotin. Blunti është një prej DJ më të mirë. Si DJ kam shumë respekt për të, për çfarë ka bërë më përpara, por çfarë problemesh psiqike ka tani, unë psikiatër s’jam. Unë me njerëzit lë kujtime dhe kujtimet e bukura nuk dua të m’i prishë një fazë e keqe që kalojnë ata.”
Bashkëpunimin e tyre, "Nëse m’don ti",
Ledri vazhdon ta performojë në mbrëmje live.
Shtuar më 16/06/2020,
ora 10:33