Nga Era Istrefi te Luana Vjollca, vipat që i "vodhën" suksesin motrave të veta (FOTO LAJM)

Nuk është e lehtë në ditët e sotme të bëhesh i famshëm dhe njëkohësisht të jesh i dashur për publikun.

Në botën e artit shqiptarë hasim shumë fytyra publike të cilat kanë lidhje gjaku me njëri-tjetrin dhe në pjesën më të madhe të rasteve janë familjarët të cilët ja kanë parapërgatitur rrugën e suksesit.

Vajzat shqiptare po kalojnë gjithmonë në përparësi krahasuar me gjinënë e kundërt përsa i përket fushës së televizionit.

Ka disa raste në showbizin shqiptar ku motrat e vogla ja kanë "rrëmbyer" suksesin motrave të mëdha duke numëruar një numër më të madh fansash.

Marina dhe Luana Vjollca.

Marina është e madhja nga dy motrat e famshme Vjollca dhe gjithashu është ajo e para e cila i është futur botës së televizionit. Por me kalimin e viteve motra e vogël ju përkushtua më shumë kësaj fushe duke bërë bujë të madhe në media. Ajo sot njihet nga pjes më e madhe e publikut dhe po korr mjaft suksese si në moderim dhe së fundmi me muzikë. /Albeu.com/

Greta dhe Eni Koçi

Të dya motrat po bëjnë shumë vite në tregun e muzikësh shqiptare. Ishte Greta ajo e cila "tërhoqi këmbën" duke e futur dhe motrën e saj të vogël drejt kësaj rruge. Sot të dya motrat po korrin sukses në këtë fushë dhe Eni ja ka dalë mjaftë mirë të bëjë krenare motrën e madhe.

Nora dhe Era Istrefi

Është rasti tipik i motrës e cila ka "përfituar" në një farë mënyre nga suksesi i më të madhes duke e përdorur në favorin e saj. Nora është ndër këngëtaret më të dashura të publikur shqiptar, por Era ja ka dalë të kaloj "gardhin" duke u kthyer këngëtare ndërkombëtare. /Albeu.com/

Megi dhe Ina Pojani

Motrat Pojani janë "risia" e fundit e shoëbizit shqiptar. Megi dhe Ina janë përgjithësisht të përqëndruara në rrjetën e mediave online.
Ishte Megi e para, e cila është edhe motra e madhe, që korri sukes nëpërmjet aktrimit dhe tani futet te vajzat e famshme shqiptare më të ndjekura në rrjetet sociale.
Por Megi nuk e ka "kursyer" suksesine saj. Ajo e ka ndarë me motrën e saj të vogël, Inën. Motrat Pojani po pushtojnë botën online në Shqipër duke numëruar me mijra ndjekës në rrjetet sociale.





Shtuar më 27/07/2019, ora 17:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori