Shefja e misionit të OSBE/ODIHR , Audrey Glover është takuar këtë të mërkurë me kryetarin e komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, për të diskutuar rreth zgjedhjeve të 14 majit
Glover u takua sot edhe me kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu.
Ndërsa pak ditë më parë u takuz me ish-kryeministrin, Sali Berisha dhe kreun e PL-së, Ilir Meta.
Glover do të drejtojë ekipin e 324 vëzhguesve që do të monitorojnë zgjedhjet ën vendin tonë.
Kjo nuk është hera e parë që Audrey Glover vjen në Shqipëri për të monitoruar një proces zgjedhor.
Për herë të parë ajo ka drejtuar misionin e vëzhgimit në zgjedhjet politike të vitit 1996 për t’u rikthyer sërish në vendin tone për zgjedhjet e vitit 2009. Audrey Glover mbikëqyri gjithashtu zgjedhjet e vitit 2015 si dhe tashmë pritet të monitorojë procesin e zgjedhjeve të këtij viti që do të mbahen me 14 Maj.
/AlbEu.com/