Zgjedhjet e 14 majit/ Shefja e misionit të OSBE-ODIHR takohet me Alibeajn

Shefja e misionit të OSBE/ODIHR , Audrey Glover është takuar këtë të mërkurë me kryetarin e komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, për të diskutuar rreth  zgjedhjeve të 14 majit

Glover u takua sot edhe me kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Ndërsa pak ditë më parë u takuz me ish-kryeministrin, Sali Berisha dhe kreun e PL-së, Ilir Meta.

Glover do të drejtojë ekipin e 324 vëzhguesve që do të monitorojnë zgjedhjet ën vendin tonë.

Kjo nuk është hera e parë që Audrey Glover vjen në Shqipëri për të monitoruar një proces zgjedhor.

Për herë të parë ajo ka drejtuar misionin e vëzhgimit në zgjedhjet politike të vitit 1996 për t’u rikthyer sërish në vendin tone për zgjedhjet e vitit 2009. Audrey Glover mbikëqyri gjithashtu zgjedhjet e vitit 2015 si dhe tashmë pritet të monitorojë procesin e zgjedhjeve të këtij viti që do të mbahen me 14 Maj.

/AlbEu.com/