Nga data e transmetimit tek konkurrentët, detajet e reja për këtë "Dance With Me" (VIDEO)
Këtë sezon të ri televiziv, emisioni “Dance With Me” do të vijë në “Tv Klan” me ndryshime të mëdha.
herët u bë e ditur një pjesë e konkurrentëve, të cilët patën edhe ndryshime para fillimit të spektaklit.
Disa prej tyre u larguan duke u zëvendësuar me të tjerë, ndërsa tashmë janë bërë zyrtarisht të ditur emrat që do të marrin pjesë në spektakël.


Faqja zyrtare e “Tv Klan” në Instagram ka publikuar sportin e ri të emisionit, duke bërë të ditur edhe datën kur nis transmetimi.
Dance With Me” do ta shohim në ekran më 23 shtator, ndërsa çiftet e kërcimit që do të konkurrojnë për çmimin e madh do të jenë:
Kejvina Kthella dhe Eduart Ndocaj, Stela Kotri dhe Valer Kolnikaj, Eva Murati dhe Ermal Peçi, Eliona Pitarka dhe Mateus Frroku, Era Rusi dhe Florian Agalliu.


herët është bërë e ditur se për këtë vit, anëtarët e jurisë do të jenë Enada Hoxha, Gentian Zenelaj dhe Valbona Selimllari.
Si gjithmonë, në drejtimin e emisionit do të jetë moderatorja e njohur Alketa Vejsiu.
Shtuar më 16/09/2019, ora 17:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori