Nga Çiljeta te Elvana, 7 të dashurat e famshme të Getoarit para se Marina t'i "vidhte" zemrën (FOTO LAJM)

Kur je i famshëm, kur bën bujë në rrjetet sociale normalisht do jesh akoma më tërheqës në sytë e shumë femrave. Mirëpo në kohën kur rrjetet sociale si Instagrami nuk ekzistonin, fama është pak më e vështirë. Por kjo gjë nuk e ka penguar reperin shqiptar t’u rrëmbejë zemrën shumë bukurosheve shqiptare.

Getoar Selimi me origjinë nga Kosova është një nga personat që ka pasur shume lidhje të publikuara me disa nga këngëtaret dhe moderatoret e famshme shqiptare si më poshtë.

Çiljeta Xhilaga

Këngëtarja shqiptare Çiljeta Xhilaga dhe reperi Getoar Selimi
Dyshja shfaqej shumë shpesh së bashku në vitet 2004-2006, kur sollën edhe bashkëpunimin “Dridhe”. Të gjithë I mbajnë mend fjalët e kësaj kënge që bëri goxha bujë në ato vite.

Hana Shehu

Reperi Getoar Selimi dhe ish-partnerja e tij Hana Shehu
Hana Shehu mbahet mend si një nga lidhjet më afatgjata të reperit. Ata u njohën në vitin 2007 dhe qëndruan së bashku për rreth tre vite.

Elvana Gjata

Reperi Getoar Selimi dhe këngëtarja shqiptare Elvana Gjata
Edhe me Elvanën Getoarin e lidhi muzika. Ata sollën dy këngë së bashku “Mamës” dhe “Të dy”. Për shumë muaj dyshja u panë të shoqëroheshin së bashku e ndërsa në ditët e sotme nuk ruajnë më asnjë raport.

Florentina Islami


Reperi Getoar Selimi dhe ish-partnerja e tij Florentina Islami
Florentina Islami njihet për lidhjen e saj serioze me reperin e njohur Getoar. Ata qëndruan së bashku për shtatë muaj, por përfliteshion për martesë, pasi vetë reperi shprehej për të duke e konsideruar “gruaja ime”.

Nora Istrefi

Këngëtarja shqiptare Nora Istrefi dhe Reperi Getoar Selimi
Gjithmonë janë përfolur për një lidhje sentimentale mes tyre! Asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar asgjë por shkëputja e raporteve mes tyre i shton akoma më shumë dyshimet. Dyshja sollën edhe një bashkëpunim me titull “Nuk dua”.

Liberta Spahiu

Moderatorja Liberta Spahiu dhe reperi Getoar Selimi
Edhe moderatorja e njohur kosovare përflitet se ka qenë dikur në krahët e reperit. Në vitin 2013 dyshja u pa së bashku e ndërsa asnjëri prej tyre nuk konfirmoi asgjë.

Marina Vjollca

Moderatorja Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi në altar.
Marina është një nga moderatoret më të njohura shqiptare. Ajo u njoh me reperin para tre vitesh dhe në shtatorin e 2017 dyshja kurorëzoi dashurinë e tyre më martesë. Ishte Marina ajo që ja rrëmbeu përfundimisht zemrën Getit!

Shtuar më 10/10/2019, ora 13:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori