Nga Çani e Fevziu, te Rudina dhe Marina: Gafat LIVE që shkrinë së qeshuri rrjetin
Në jetën e përditshme të gjithë na ndodh që të ngatërrohemi e të bëjmë gafa gjatë kohës që flasim.

Në moment mundohemi ta rregullojmë disi e të dalim nga gjendja e sikletit pasi gabimisht mund të kemi thënë një fjalë jo të përshtatshme por më vonë pasi na ka dalë trupi qeshim me të madhe shkruan Albeu.com.

Kur gafat i bëjnë njerëz të njohur të ekranit atëherë publiku mund të themi se e shijon deri në fund situatën që krijohet edhe pse protagonisti është duke e ndjerë veten tërësisht në siklet. E kush ka thënë se gafa në ekran bëjnë atë që janë më pak profesionistë.

Pas shpalljes së fituesve të edicionit të parë, spektakli "C’est la vie" batutat e shumta të Big Mamës duket se në një moment ia kanë sosur durimin moderatores Marina Vjollca.

Këngëtarja vazhdimisht ndërhynte duke thënë “Ndjekim insertin”, por me sa duket Big Mama ka vijuar me të vetën siç vetëm ajo di. E ka qenë ky momenti kur Marina nuk ka duruar dot më e i është kthyer duke i thënë paksa me seriozitet në fytyrë:

“Ty do të të pushoj nga puna, qepe gojën!”

Ndoshta dikush tjetër edhe mund te stepej, por Big Mama ka vazhduar me batutat e saj deri në fund të emisionit, përgjatë gjithë mbrëmjes si Marina edhe Big Mama kanë vijuar të qeshin e të bëjnë shaka.

Gazetari Arjan Çani i ftuar në “360 gradë” është shprehur padashje se zona e tij e lirë nuk është më aq e lirë, deklaratë që u kap nga moderatori Artur Zheji.

Zheji kërkoi më shumë shpjegime nga Çani, por drejtuesi i “Zonë e Lirë” e devijoi bisedën dhe nuk dha më shumë shpjegime nëse emisioni i tij po censurohet.

Ajo prej shumë vitesh drejton emisionin e pasdites në Tv Klan si një ndër emisionet më të ndjekura në Shqipëri.

Por pavarësisht viteve të eksperiencës, ajo vazhdon të bëjë vazhdimisht gafa gjatë emisionit live.

Në një nga punatat e emisionit të Rudinës u ftua bashkëshortja e Salsanos ku vetë aktori i njohur i bëri asaj një video suprizë.

Por pavarësisht se vetë Rudina deklaroi se ai nuk është live dhe se videoja është regjistruar para emisionit, Rudina vazhdon t'a përshëndesë me dorë Salsanon sikur ai të ishte live.

Blendi Fevziu është një nga moderatorët më të vlerësuar, të suksesshëm e më të ndjekur në Shqipëri. Me një karrierë të gjatë në televizon, Blendi ka dëshmuar se është profesionist dhe i saktë në atë që thotë edhe pse sigurisht edhe ai ka patur gafat e tij.

“Aeroporti i Rinasit, Kamëz, Fushë-Krujë Ahmetaqi në Prezë dhe futuni në Rinas”,- është shprehur moderatori gjatë një emisioni të pak ditëve më parë, duke e vënë theksin në gërmën e gabuar gjë e cila në moment është korrigjuar nga të pranishmit po duke shkaktuar edhe të qeshura. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2018, ora 23:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori