Nga Big Brotheri i Topit te PDK-ja e Nard Ndokës
Ermal Merdani
Pjesëmarrësi i “Big Brother 5” Ermal Merdani pas avanturës në Big Brother tani ka vendosur të marrë pjesë në një lojë-garë tjetër, atë të politikës.

Por ndryshe nga showbizi ku ai morri pjesë në një show shumë të ndjekur, në politikë ai ka përzgjedhur një parti të vogël.

Ai ka vendosur t'i bashkohet Partisë DemokristianeNard Ndokës, duke u emëruar kryetar i Forumit Rinor të kësaj partie, FRPDK-së.

Kështu, së bashku me kryetarin e Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, Ermali ka nisur takimet me të rinjtë në Shqipëri e Kosovë, tashmë që po ndihen edhe ethet e fushatës politike të zgjedhjeve të qershorit.

Por duket se kjo zgjedhje nuk është e preferuara por oferta më e mirë që i është bërë këto kohë. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2013, ora 11:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori