E mitura abuzohej sek*ualisht nga babai me shokë, inspektori refuzon denoncimin

I dashuri ndihmon 17 vjeçaren të denoncojë abuzuesit e saj seksual dhe fizik, babain dhe shokët e tij. Policia e Sarandës u mundua të fshehë ngjarjen duke mos pranuar denoncimin e djalit dhe duke e përzënë nga zyrat.

Sipas inspektorit të krimeve Roland Iljazi vajza u pyet në sy të babait (dhunuesit) dhe nuk tha asnjë gjë. Inspektori i lagjes “Gjashtë”, Sarandë Bujar Nikolla, gjatë gjithë kësaj kohe ka ushtruar presion mbi djalin që të tërhiqet nga kjo situatë, dhe nuk ka konsideruar deklaratat e tij ku pretendonte se vajza abuzohej seksualisht dhe dhunohej.

Denito (Gentjan) Ruçi denoncon në Fiks Fare abuzimin seksual të minorenes ndër vite, nga babai dhe shokët e tij. Gjatë intervistës të dhënë për Fiks Fare ai pretendon se ka patur një marrëdhënie 2 mujore me vajzën, kjo me miratimin e prindërve të saj. Gjatë kësaj periudhe vajza ka krijuar besim tek ai dhe i ka treguar se babai bashkë me shokët e tij e kanë abuzuar sekualisht dhe fizikisht.

Ajo i ka kërkuar ndihmë për ta denoncuar dhe mbështetur. Ndihmë që sipas tij vendosi t’ja japë vajzës pasi pa që ajo nuk kishte asnjë mbështjetje dhe historia e saj ishte e tmerrshme. Ai tregon se këtë denoncim po e bën pasi do që vajza të dalë nga kjo situatë dhune, pavarësisht nesë do të vazhdoj të ketë një marrdhënie me të në të ardhmen.Sipas tij vajza i ka treguar se shoku i babait me emrin Bajo e ka përdhunuar atë që në moshën 10 vjeçare. Ajo ka deklaruar se për të arritur qëllimet e tyre është droguar edhe përdorur edhe si prostitutë tek shokët e babait.

Pasi ka dëgjuar rrëfimet e tmerrshmë të vajzës, dhe ka marr miratimin e saj, Denito ka kërkuar të bëjë një denoncim në polici por nuk i është pranuar. Prindërit e vajzës sapo kanë kuptuar që vajza i ka treguar të dashurit ngjarjen, i kanë kërkuar asaj të largohet prej tij duke pretenduar se ai do ta përdorte si prostitutë dhe për këtë arsye kanë bërë një denoncim për djalin që t’i rrijë larg vajzës.

Sipas tij, Policia e Sarandës në vend që të merrte seriozisht denoncimin e tij, i kanë bënin presion me të gjitha format, duke e shoqëruar nga shtëpia në komisariat, duke i bllokuar makinën në parkim, apo duke i thënë që do ta fusin brenda nëse ai nuk heq dorë. Por të hiqte dorë ishte gjëja e fundit që ai dëshironte të bënte. Për këtë arsye ai ka kërkoi ndihmën e Fiks fare për të denoncuar këtë histori të dhimbshme abuzimi.

Sipas tij vajza ka vajtur në polici për të denoncuar edhe para tre vitesh, por është përzënë pasi nuk ka gjetur mbështetje. Denito këmbëngul që vajza duhet të merret në pyetje nga një psikolog pasi ka shumë frikë të përballet direkt me prindërit të saj. Kërkesën për psikolog ai e ka bërë disa herë edhe pranë policisë, por i është thënë që ajo është pyetur në sy të babait dhe nuk ka pranuar gjë.

Gjatë këtyre ditëve ai thotë se nga ana e policisë i është bërë presion i vazhdueshëm që të heq dorë nga kjo histori dhe të heq dorë edhe nga vajza. Pavarësisht se ai ka vënë në dijeni edhe inspektorin e zonës Bujar Nikolla për këtë ngjarje të rëndë, ai në vend ta hetojë ka thënë që këto janë lojra, dhe se babai nuk e dhunon vajzën.

Sipas tij inspektori i ka bërë presion dhe për këtë arsye e ka regjistruar thuajse çdo kontakt që ka patur me të. Në një telefonatë mes tij dhe inspektorit të “Gjashtës” Bujarit, i cili gjatë gjithë kohës me djalin komunikon me numër telefoni privat, dëgjohet qartë se djali i thotë që do të heq dorë nga vajza për ata duhet ta marrin seriozisht denoncimin e tij që vajza dhunohet seksualisht.Por pavarësisht këmbënguljes së tij, inspektoi në fund i thotë “Ti hiq dorë se nuk ka çfarë të duhet ty”

Në një momënt të dytë ai ka regjistruar policinë në shtëpinë e tij. Tre policë, bashkë me inspektorin e zonës i kërkojnë ta shoqërojnë në komisariat, por nuk e sqarojnë për kallzimin që është bërë ndaj tij. Vetëm pak ditë më vonë i njëjti inspektor i bllokon makinën, edhe pse në parkim dhe makinës së tij nuk i mungon asnjë dokumentacion.

Djali në këtë video ballafaqohet me inspektor Bujar Nikollën për bllokimin e makinës së tij , pasi nuk i ka dhënë asnjë arsye. Inspektori refuzon t’i japë përgjigje duke i thënë të largohet. Në fund djali e akuzon se ndoshta edhe ai ka gisht në gjithë këtë histori që po mundohet kaq shumë të mos e hapë si çështje. /tch


Shtuar 27.04.2020 19:21