Janë “çelësi” për gjetjen e Ervis Martinajt, çfarë di policia: Nga Miss-et, te Gledis Nano e Jeton Lami

Vijon të mbetet mister fati i të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinaj, edhe pas rreth dy muajsh nga zhdukja e tij.

Deri më tani dy janë pistat kryesore ku po heton policia, ku e para lidhet me vrasjen e tij nga kundërshtarët dhe e dyta me një inskenim të mundshëm.

Pas porosisë së Ramës, SPAK dhe Policia pritet të japin në ditët në vijim një version zyrtar për Martinajn.

Rama tha se publiku shqiptar duhet të dijë se çfarë ka ndodhur me Martinajn, ndërsa të fundit që e kanë parë janë një miss nga Durrësi dhe polici Jeton Lami.

Krahas saj, policia ka identifikuar edhe disa vajza të tjera që kanë patur lidhje intime me Martinajn. Ato i përkasin botës së modës dhe Instagramit duke patur dhjetëra mijëra ndjekës aty, ndërsa Martinaj njihej si personazh që i pëlqente të “shtinte” në dorë pikërisht personazhe të tilla, raporton albeu.com.

Krahas miss-it nga Durrësi, prokuroria ka marrë në pyetje edhe disa vajza të tjera që dyshohet se kanë fjetur me Ervis Martinajn gjatë periudhave të ndryshme. Të gjitha ato kanë dhënë versionin e tyre.

Mbetet për t’u parë tashmë se cili do të jetë versioni i prokurorisë dhe policisë në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt, për të cilin janë duke u bërë mjaft spekulime.

Çelësi është Jeton Lami, i cili duhet të tregojë se ku e ka dërguar për herë të fundit. Më herët në media u raportua se Lami kishte takuar disa orë kokë më kokë ish-kreun e Policisë së Shtetit, Gledis Nanon, kur ai ishte në detyrë duke i rrëfyer të gjithë policët që merrnin para nga Ervis Martinajn.

Nano u shkarkua pikërisht pas këtij rrëfimi të Jeton Lamit dhe besohet se ky mund të ketë qenë edhe shkaku i vërtetë i largimit të tij nga kjo detyrë./albeu.com/