Nesër martohet Drejtoresha e Doganave, ja detajet (FOTO LAJM)

Nesër do të jetë një ditë e shënuar për Drejtoreshën e Doganave Elisa Spiropali, pasi ajo do të martohet. Ndonëse jemi mësuar që bëhet një zhurmë e madhe, ELisa ka bërë krejt të kundërtën, e ndërsa edhe dasma nuk do të ketë shumë të ftuar.

Në një ceremoni të thjeshtë, ajo do ti thotë "po" bashkëshortit të ardhshëm. Drejtoresha e Doganave ka mbajtur prej kohësh larg syrit të medias lidhjen e saj me bashkëshortin e ardhshëm, Salarjon.

Lidhja e dashurisë mes Elisës dhe Salarjonit ka nisur pas kthimit të saj nga Amerika, kur ishte në krye të FRESH. Dasma e 31-vjeçares Elisa Spiropali do të jetë shumë e thjeshtë. Në ceremoninë e kurorëzimit, Spiropali ka rezervuar vetëm 100 vende për familjarët dhe të afërmit e saj, e cila do organizohet në një lokal në periferi të kryeqytetit.

Mësohet se fustani do të jetë më pranë stilit të saj. Elisa Spiropali ka zgjedhur një fustan të thjeshtë, me prerjen e drejtë, ngjyrë pana dhe i punuar me dorë, stil “vintage”. Rregullimin e flokëve dhe make-up-in Spiropali i'a ka besuar Lili Ismajlit, bashkë me fustanin. Sa i takon muzikës, janë ftuar familja Qerimi. /albeu.com/
Shtuar më 25/10/2014, ora 13:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori