E FUNDIT/ Tërmeti shkund Tiranën
Nënë për herë të tretë, Miranda Kerr zbulon emrin që zgjodhi për bebushin e saj (FOTO LAJM)

Vetëm disa ditë më parë, modelja e njohur Miranda Kerr solli në jetë fëmijën e saj të tretë.

Ajo dhe partneri, Evan Spiegel, u bënë prindër të një djali, ndërsa emrin e tij e kanë zbuluar sot për publikun.

Modelja e “Victoria’s Secret” dhe themeluesi i Snapchat zgjodhën emrin Myles për të voglin e tyre.

Vetë Miranda e tregoi emrin për ndjekësit e saj në Instagram me një foto të një cope ku ishte qëndisur emri i të birit.

“Jemi më shumë se të lumtur me ardhjen e Myles dhe i vlerësojmë fjalët e urimet e ëmbla nga çdokush gjatë kësaj periudhe speciale. Nuk mund të ishim më të lumtur se kaq për të mirëpritur djalin tonë të bukur në familje.”- shkruan modelja në postim.

Kerr është gjithashtu nënë e dy fëmijëve të tjerë, Hart, 1 vjeç dhe vogëlushit tjetër 8 vjeçar me ish-bashkëshortin Orlando Bloom.
Shtuar më 16/10/2019, ora 17:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori