Nënë për herë të parë, Almeda zgjedh emrin e veçantë për të birin

Aktorja shumë e njohur Almeda Abazi është në muajin e pestë të pritjes së ëmbël.

Në një festë gjigante mes miqsh e familjarësh, ajo dhe bashkëshorti turk, Tolgahan Sayisman, zbuluan gjininë e bebit, i cili do të jetë një djalë.

Përgatitjet e çiftit për të voglin kanë filluar javë më parë dhe sipas 'Iconstyle', tashmë është vendosur edhe emri i djalit. 21 familjarë të Almedës dhe Tolgës kanë votuar mes dy alternativave më të pëlqyera për çiftin, duke zgjedhur mes emrave Alperhan dhe Effhan.

Mësohet se ata kanë zgjedhur Effhan si emrin më të bukur për të voglin që pritet të vijë në jetë në muajin prill.
Shtuar më 22/12/2018, ora 16:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori