Nëna e Taylor Swift diagnostikohet me kancer
Teksa karriera e saj po shkon mësë miri, jeta personale po ashtu, Taylor Swift ka marrë lajme aspak të mira për nënën e saj, e cila është diagnostikuar me kancer.

Ajo ka zgjedhur sërish rrjetet sociale, për ta ndarë këtë lajm me ndjekësit e saj, një vendim që duket se ka ardhur pas konsultimit me nënën e saj. Nëna e saj Andrea është diagnostikuar me kancer, ndërsa me këtë rast ajo jep mesazhe mjaft të vlefshme për të rinjtë.

Swift thotë se vendimi për ta ndarë me fansat këtë lajm ishte i nënës së saj, me qëllim që të gjithë të rinjtë nëpër botë të kujdesen më shumë për prindërit e tyre. /albeu.com/


Shtuar më 10/04/2015, ora 11:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori