Marrin flakë kabllot elektrike në një pallat në Tiranë

Policia e Tiranës ka njoftuar se në një pallat në Tiranë kanë rënë zjarr në kabujt e shpërndarjes së rrjetit elektrik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Asim Vokshi”.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 05.02.2023, rreth orës 17:55, në rrugën “Asim Vokshi”, në një pallat, ka rënë zjarr në kabujt e shpërndarjes së rrjetit elektrik.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/Albeu.com/


Shtuar 5.02.2023 18:28

Tags: ,