Nëna e Argjentina Ramosajt, gjyshja shqiptare më seksi! (FOTO LAJM)

Nëna e këngëtares Argjentina Ramosaj, Suzana Mushkolajn, i habit të gjithë me pamjen dhe freskinë e saj. Ajo është një ndër gjyshet shqiptare më seksi.

Suzana është mjaft aktive në rrjetet sociale, madje ajo ka marrë pjesë edhe në videoklipin “Berlusconi” të Getoar Selimit.

Momentalisht ajo është prezantuese e emisionit “Metamorfoza”, i cili merret me transformimin e pamjes së njerëzve. Por më sa duket edhe Suzana është prekur nga mania e transformimeve dhe ka zgjedhur fotoshopin për të korrigjuar pamjen e saj.

Në një foto të postuar në “Instagram” thuhet se Suzana ka ndërhyrë për të ngushtuar edhe më shumë belin e saj, por në përpjekje për ta bërë këtë, ka deformuar disi edhe objektet pranë saj. /albeu.com/
Shtuar më 14/12/2017, ora 11:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori