Nëna dhe e motra Barbana, rrënqethin me fjalët për Ergi Dinin (FOTO LAJM)

Ka kaluar vetëm një vit nga tragjedia në familjen Dini, ku humbi jetën këngëtari i ri Ergi Dini.

Motra e tij, Barbana dhe nëna e tij e kanë kujtuar tragjedinë e madhe me anë të një postimi në Facebook.

Barbana ka postuar edhe disa vargje të ndjera që nëna e saj, Mimoza, i ka kushtuar Ergit të ndjerë.

Postimi në Facebook

Miq e dashamirës!
U bë një vit qe Ylli im,Ergi,ju bashkua yjeve të tjerë,në qiell!
U bë një vit,që zemra ime rreh edhe për Të.

U bë një vit që stuhitë e dhembjes së shpirtit,më rrëzojnë. Por në çdo çast të vështirë, kam ndjerë një dorë që shtrihej,për të më ngritur.

Ajo dorë, jeni ju,miq dhe dashamirës.

Mirësinë tuaj e kam ndjerë në çdo çast.

Jam lutur dhe vazhdoj të lutem edhe për ju.Lumturia qoftë përherë në vatrat tuaja! Jeni të çmuar për mua!

PËR TIM BIR.

Mendja m'u thinj nga nata
Shpirti m'u këput,ra nga vjeshta,
Krahët m'i shqeu shtrëngata
dhe zërin ma mbyti heshtja.
Trupi m'u ça nga dhembja
dhe dhembja uluriti prej mallit,
Zemra fluturoi nga brenda
dhe mori fytyrën e DJALIT.
(Mimoza Dini) /albeu.com/

Shtuar më 21/11/2017, ora 11:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori