Nën hapat e mamasë: Vajza e Anjeza Shahinit do t’ju ëmbëlsojë ditën me zërin e saj (VIDEO)
Shtatë muaj më parë, këngëtarja e njohur Anjeza Shahini u bë nënë për herë të parë.

Ajo dhe diplomanti anglez, Paul Edward Conolly, u bënë prindër të një vogëlusheje të cilën e pagëzuan me emrin Tori.

Anjeza është munduar të tregohet e rezervuar në lidhje me postimet me të bijën, mirëpo nuk i ka rezistuar dot videos së ëmbël ku Tori shfaqet duke kënduar në mikrofon.

E vogla ka bërë vokalicat e para dhe asgjë s’mund ta gëzonte më shumë mami Anjezën!

“Kujt i duhen disa back-vokale? Shpirti mamit kjo”- shkruan këngëtarja krahas videos së të bijës.

Mesa duket, Tori do t’i futet muzikës në të ardhmen dhe do të ndjekë rrugën e së ëmës, pasi po rritet me frymën për t’u bërë artiste.
Shtuar më 15/09/2019, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori