Në telashe polici i Teksasit pas fotos me Snoop Dog
Snoop Dog i ka shkaktuar telashe të vërteta një polici, pas realizimit të një fotoje. Kjo vjen pasi këngëtari është dënuar disa herë për lëndët narkotike. I referohemi një polici në Teksas, i cili është kritikuar nga eprorët e tij për faktin se kishte pozuar në një foto me këngëtarin Snoop Dogg, i dënuar disa herë për zotërim droge.

Agjenti Billy Spears po kujdesej për sigurinë në një eveniment muzikor në Ostin të Teksasit, kur Snoop Dogg i kërkoi të bënte një foto me të. Pak më vonë, artisti e publikoi foton në Instagram shoqëruar me diçiturën: “Unë dhe qeni im”. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2015, ora 17:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori