Në shtëpinë e reperit që vdiq, u gjet diçka që ndryshoi hetimet
Pëlqej
Burime pranë forcave policore thanë për TMZ se reperi 26-vjeçar Mac Miller, kishte orë të tëra që kishte vdekur kur oficerët dhe mjekët arritën në shtëpinë e tij, të premten e shkuar.

Natën para se Mac të ndahej nga jeta, ai mblodhi një grup miqsh për të kaluar pak kohë bashkë. Ata qëndruan bashkë deri në orët e para të të premtes së 7 shtatorit. Trupi i Mac Miller u gjet i pajetë rreth mesditës së të premtes.

Miller vdiq si pasojë e në mbidoze në shtëpinë e tij në San Fernando Valley. Miqtë thonë se e panë gjallë për herë të fundit të enjten në mbrëmje.

Reperi u deklarua i vdekur në vendngjarje, pasi dikush telefonoi shërbimet e emergjencës, duke thënë se Mac s’po merrte frymë dhe nuk reagonte.

Burime të ndryshme thanë për TMZ se në vendngjarje u gjend një sasi e vogël pudre të bardhë. Gjithashtu, policia mendon se shtëpia u pastrua për të zhdukur gjithë shenjat e përdorimit të drogës.

Shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar ende, të paktën sipas certifikatës së vdekjes. Mjeku ligjor është ende në pritje të rezultateve të raportit të toksikologjisë, që duan 4 deri në 6 javë të përpilohen.
Shtuar më 13/09/2018, ora 16:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori