Në Shqipëri apo Amerikë? Linda Halimi zbulon shtëpinë e re luksoze (FOTO LAJM)
Këngëtarja e njohur Linda Halimi jeton prej kohësh në Amerikë. Ajo dhe i shoqi Davon u bënë prindër për herë të parë para gjashtë muajsh me një vajzë të cilës ia vendosën emrin Kaimana.

Së fundmi çifti ka blerë një shtëpi të re në Amerikë dhe këngëtarja ka ndarë në Instastory të saj pamje nga shtëpia, e cila duket vërtetë moderne. Ajo ka treguar pjesën e kuzhinës, e cila është e veshur në të bardhë dhe një kënd tjetër ku bien në sy shkallë me dizajn modern.

‘Duke kërkuar për më shumë prona’,-ka shkruar Linda në mbishkrimin e videos. Kujtojmë se së shpejti Lindën do e shohim te ‘Kënga Magjike’ pasi këngëtarja ka vendosur të marrë pjesë.


Shtuar më 04/09/2019, ora 16:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori