Në pritje të fëmijës së parë, modelja pozon nudo (FOTO LAJM)

Një ditë më parë modelja Emily Ratajkoski zbuloi se është në pritjefëmijës së saj të parë me bashkëshortin Sebastian Bear-McClard. Lajmin se është në pritje të ëmbël supermodelja e ka zbuluar për revistën Vogue, ndërsa tha se nuk do e tregojë gjininë e fëmijës dhe tregoi arsyen e këtij vendimi.

“Kur unë dhe im shoq i treguam miqve për shtatzëninë time, pyetja e parë e tyre ishte rreth gjinisë dhe se çfarë do të donim ne që të ishte. Ne duam t’ju përgjigjemi të gjithëve që nuk do të duam ta dimë gjininë derisa fëmija ynë të jetë 18 vjeç dhe ta vendosë vetë”, është shprehur Emily.

Ndërkohë, së fundmi supernodelja ka publikuar në rrjete sociale një fotografi ku shfaqet nudo teksa pozon para pasqyrës. Modelja ka treguar barkun e rrumbullakosur, duke bërë me dije gjithashtu se është në javën e 20-të të pritjes së ëmbël. “20 javëshe, po njihem me trupin tim të ri”, ka shkruar ajo krahas fotos.
Shtuar më 28/10/2020, ora 15:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori