Në pritje të ëmbël, Jonida Vokshi konfirmon publikisht shtatzëninë (VIDEO)
Prej ditësh në media është përfolur se moderatorja Jonida Vokshi është në pritje të ëmbël, mirëpo ajo e ka konfirmuar shtatzëninë vetëm ditën e djeshme gjatë spektaklit "Top Talent".

E ulur në karrigen e jurisë, moderatorja ka pranuar publikusht se ajo dhe Besniku do të bëhen prindër. Jonida u shpreh se nëse do rastiste që votat për konkurrentët të dilnin barazim, ajo do përdorte votën e pestë. "Kur të jemi barazim, unë do të përdor votën e pestë sepse jemi pesë veta në juri”, u shpreh ajo.

Prezantuesja Ori Nebijaj e pyeti rreth tekave të shtatzënisë dhe ajo tregoi që në këtë periudhë është bërë shumë e ndjeshme.
Shtuar më 08/02/2020, ora 08:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori