Rama në 32-vjetorin e Partisë Socialiste: Shqiptarët na besojnë si vetmja forcë që mund të përmbushë pritshmërinë e tyre

Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës së në 32-vjetorin e Partisë Socialiste se duhet një reflektim dhe të mos bihet në vetëkënaqësi nga rezultati në zgjedhjet e 14 majit.

Ai u shpreh se shqiptarët e besojnë PS-në si e vetmja forcë që mund të përmbushë pritshmëritë e tyre dhe shtoi se ka nevojë për një projekt dhe organizim të ri.

“Kemi thelluar diferencën me kundërshtarë që për habinë më të madhe në 30 vite qeverisje vendore, nuk kanë krijuar dot një histori të vetme suksesi në asnjë bashki të vetme.

Shqiptarët na besojnë si e vetmja forcë që mund të përmbushë pritshmërinë e tyre. Kjo tregon shumë në mesin e mandati të 3. Paçim mençurinë ta kuptojmë siç duhet e të mos gënjehemi me hartën ë 14 majit se ata që qeverisim janë të kënaqur me ne.

Mbase po bëhem i bezsdisshëm me këngën time me shqiptarët e pakënaqur, por jini të përgatitur ta dëgjoni gjatë, sepse pa e futur thellë gozhdë në kokë sot të vërtetën, nuk do i shpëtojmë dot shuplakës së tyre nesër kur t’u kërkojmë besimin.

Duhet të nisim reflektimin e punën nga vetja siç kemi bërë në çdo zgjedhje. Kemi nevojë për një projekt dhe organizim të ri. Duhet të shkojmë përtej PS”, tha ai.

 


Shtuar 12.06.2023 19:45

Tags: ,