Në premierën e filimt, Besi dhe Xhensila prezantojnë publikisht Ajkën (FOTO LAJM)

Bes Kallaku kishte dy gëzime në një ditë dje!

Përpos 34-vjetorit, aktori i njohur i humorit mbajti premierën e filmit të tij të parë të titulluar “Falco” dhe pranë tij ishin njerëzit më të dashur.

Por këtij eventi nuk kishte sesi të mos i bashkohej më e vogla e familjes, Ajka, e cila ishte pranë babi Besit në ditën e tij më të rëndësishme.

Vajza e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt u shfaq për herë të parë në publik, në këtë foto të publikuar nga “Blitz.al”.

Vogëlushja tashmë e ka mbushur vitin dhe është rritur për të bërë poza me prindërit, të cilat do të jenë një kujtim shumë i bukur për ta.

foto shohim dhe Xhensilën e veshur mjaft elegante me një fustan të zi dhe babi Besin e emocionuar pa masë teksa mban në krahë Ajkën e vogël, tepër kurioze për të eksploruar vendin.


Shtuar më 21/11/2019, ora 14:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori