Çifti i njohur,
Mihrije Braha dha Naim Abazi, ishin ditën e djeshme të ftuar në emisionin “Rudina”. E teksa pritëshin që të ishin në studio, ata nuk janë paraqitur pasi janë izoluar në shtëpi.
Në një lidhje “Skype”, ata kanë treguar se dyshojnë se janë të infektuar me Covid-19 dhe kanë vendosur që të vetëkarantinohen. Për shkak të disa simptomave që
Naimi ka ndjerë, janë karantinuar në shtëpi dhe po presin
rezultatin e tamponit.
Teksa moderatorja i pyeti se çfarë ka ndodhur që nuk u paraqitën në studio,
Naimi tha: “Ju e dini që unë jam doktor dhe vura re disa shenja dhe u frikësova se mos kam Covid dhe akoma nuk e di saktë”.
Abazai
shtoi se e ka bërë tamponin dhe po pret
rezultatin. “Unë kisha një kollitje të lehtë e cila tani ka ndaluar por tani është periudhë Covidi dhe duhet të jemi të kujdesshëm. E patëm frikën se nëse na i japin
rezultatin qoftë edhe në momentet që jemi tek ju, nuk do ishte mirë. Me shumë dëshirë do vinim sot në Tiranë”,
shtoi ai .
Nga ana tjetër,
Mihrije shtoi se edhe ajo ka disa simptoma si
Naimi, por nuk e ka bërë tamponin akoma pasi po presin përgjigjen e bashkëshortit.
Shtuar më 03/12/2020,
ora 11:44