Rama: Pres dorëheqje masive nga Kadastra

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të Reformës në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës është shprehur se pret shumë dorëheqje nga ky institucion.

“Jam shumë i lumtur për Reformën në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës. Ndihem i cliruar dhe pres dorëheqje masive. Dhe nga ana tjetër, drejtorja e ka shumë të qartë. E para punonjësit e kësaj banke duhet të jenë bankier, jo banakiar. Mos bëni asnjë ndërhyrje për askënd. Pagat. Rritja e pagave të Kadastrës së Kadastrës do të jetë shumë. E kemi diskutuar dhe përfitoj nga rasti tu bëj thirrje profesionistëve në ato profesione që kadastra ofron, sepse realisht janë të domosdoshëm. Kush do t ëiki duhet të jetë mëse i falënderuar që shpëtoi prej tij, kush do të qëndrojë do të vazhdojë trajnimet dhe specializimet”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 30.06.2023 11:43

Tags: ,