Po lufton me jetën në burg, kopja e "frikshme" e Angelina Jolie infektohet me koronavirus (FOTO LAJM)
Fatemeh Khishvand njihet si kopja e shpërfyturuar e aktores së famshme,
Angelina Jolie.
22-vjeçarja e cila në mediat
sociale ka emrin
Sahar Tabar, nga Irani, është infektuar me
koronavirus dhe po lufton me jetën.
E arrestuar kohë më parë për aktivitetet e saj në mediat
sociale,
Sahar është në një ventilator pasi rezultoi pozitive me
koronavirus.
Ndërkohë “Daily Mail” shkruan se Qendra për të Drejtat e Njeriut me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tha se një gjykatës në vend, refuzoi të jepte lirimin e saj me kusht, pavarësisht faktit se ishte në gjendje të rëndë dhe e infektuar me virusin vdekjeprurës.
Kujtojmë se
Sahar u arrestua në tetor me akuzat përfshirë blasfemi, nxitje të dhunës, fitim të ardhurash përmes mjeteve të papërshtatshme dhe inkurajimin e të rinjve në korrupsion.
Ajo u arrestua me urdhër të gjykatës në Teheranit, e cila merret me ‘krimet kulturore dhe korrupsionin social dhe moral’.
Ylli i mediave
sociale mori famë në vitin 2017 pasi ajo raportohet se kishte kryer 50 operacione për ta bërë atë të duket si aktorja e famshme,
Angelina Jolie. Ajo më vonë konfirmoi se pamja e saj ishte arritur kryesisht përmes make-up dhe redaktimit.
Shtuar më 18/04/2020,
ora 17:03