Në lidhje me reperin? Kejvina: Është shumë bukurosh (FOTO LAJM)

Dyshja, Kejvina dhe Seven janë përfolur shumë në media për një lidhje dashurie. Madje u tha se Kejvina kishte udhëtuar së fundi në Amerikë për dashurinë, por asnjëri prej tyre nuk foli rreth këtyre lajmeve.

Por më në fund Kejvina ka folur për herë të parë për këtë temë në emisionin “Pop Culture.”

Bukuroshja ka treguar se Seveni e ka mbajtur shumë afër në Amerikë por për momentin nuk ka asgjë mes tyre, janë thjesht shokë të mirë. Por modelja ka lënë sërish vend për dyshime duke u shprehur se më vonë nuk i dihet.

Dojna Mema: Kejvina ka shkuar në Amerikë për dashurinë se e dimë shumë mirë që ka qenë e lidhur me një çun , me një reper, Seven Saraqin.

Kejvina Kthella: Jo nuk është e vërtetë. Seveni është shumë bukurosh siç e dini të gjithë. Është shumë shumë djali i mirë. Unë e kam njohur aty Sevenin dhe më ka ndenjur shumë afër atje edhe kaq asgjë më shumë. Po asgjë ska patur, thjesht mbase më vonë nuk I dihet, për momentin kshu jemi shokë të mirë.


Shtuar më 07/07/2020, ora 11:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori