Në Klan apo Top Channel? Shef Renato tregon detajet e emisionit

Rentato Mekolli u kthye në një nga shefat e kuzhinës më të komentuar në Shqipëri.

Kjo ndodhi për shkak të emisionit që ai drejtonte "Hell's Kitchen".

Që nga mbarimi i puntatës së fundit të "Hell's Kitchen" ky emision është përfolur shumë se do të zhvendoset në një tjetër kanal televiziv në Klan.

Mirëpo ditën e sotme ai ka shuar kureshtjen e të gjithë ndjekësve, duke zbuluar se do të vazhdojë të qëndrojë në "Top Channel".

"Në Top channelHell’s Kitchen Albania 2”
Nëse marrëdhëniet janë të shkëlqyera dhe angazhimi për 2 emisione në vit është maksimal nga të dy palët, nuk ka arsye për lëvizje drejt një televizioni tjetër, apo jo? Kjo përgjigje publikohet për shkak të "zhurmave" dhe pikëpyetjeve të ditëve të fundit nëse jam në bisedime me Tv Klan për ndonjë projekt të ri televiziv. Gjithmonë ka pasur bisedime dhe do të ketë gjithmonë, miqësore sigurisht.Por për projektet e mia televizive,vazhdoj në Top Channel. Faleminderit!"- shkruan Renato në postim. /albeu.com/

Shtuar më 01/02/2019, ora 10:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori