“Ata e shikojnë futbollin ndryshe”, Mbappe shpjegon pse rivaliteti Messi-CR7 po shkakton bujë

Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe ka komentuar rivalitetin mes Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos që ka ndikuar në një brez të tifozëve të futbollit, përfshirë edhe atë.

“Ata kanë ndryshuar mënyrën se si luajnë. Mendoj se kjo është arsyeja pse kaq shumë njerëz janë të fiksuar pas rivalitetit të tyre: ata e shikojnë futbollin ndryshe, ata e shohin jetën ndryshe”, tha Mbappé për Wall Street Journal.

“Ata shkuan kokë më kokë për më shumë se 10 vjet, kjo është e gjithë fëmijëria ime.”

Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo fituan së bashku 12 Topa të Artë. Mbappe është trashëgimtari i dyshes legjendare në futboll falë arritjeve të tij të pabesueshme në një moshë kaq të re. /albeu.com/