Në karantinë, surpriza e Besit për ditëlindjen e Xhensilës ishte si asnjëherë më parë (VIDEO)
Sot gjysma e tij (më e mirë do të thoshte edhe vetë Besi) ka ditëlindjen dhe sigurisht që duhej një surprizë për të edhe në kushte karantine.

Kur je artist kreativiteti nuk mungon dhe mund të themi me plot bindje që asgjë nuk do të mungojë në festën e Xhensilës. Ahhh vetëm komshiut do ti mungojë një rrënjë karafili…

Besi ka postuar një video teksa ka improvizuar një tortë me asortimentin më të dashur,domaten, lule të freskëta nga baçja e komshiut dhe fasulet krudo për një darkë speciale.

Edhe pse në kushte karantine, e sigurt që edhe këtë datëlindje Xhensila do ta kalojë plot humor dhe me urimet më të përzemërta. Të paktën dashuria nuk do të mungojë asnjëherë.


Shtuar më 09/04/2020, ora 16:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori