Zbulohet serra me kanabis në Krujë, asnjë gjurmë nga kultivuesit

108 bimë kanabis janë gjetur nga policia këtë të premte në fshatin Shqezë të Krujës.

Zbulimi i serrës është bërë në kuadër të meagopeacionit anti-kanabis të koduar “Territ oi Pastër”.

Kjo ishte faza e 13-të e aksionit policor. Nuk ka ende asnjë informacion për autorin/ët.

Njoftimi policise 

Krujë/Vijon kontrolli i zonave të pyllëzuara, në terrene të vështira malore, kundër kultivimit të bimëve narkotike cannabis sativa. Finalizohet faza e 13-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”.
Asgjësohen nëpërmjet djegies 108 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatin Shqezë, Krujë.
Si rezultat i fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, janë asgjësuar në total 7647 bimë narkotike cannabis sativa.
Skuadra të posaçme policore, të përbëra nga efektivë të Komisariatit të Policisë Krujë dhe të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, kanë vijuar kontrollet në zonat malore të rrethit, të asistuar dhe nga dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Nga këto kontrolle, gjatë fazës së 13-të të megaoperacionit “Territor i pastër”, në fshatin Shqezë, Krujë, u gjetën të kultivuara në tokë, 108 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Një pjesë e vogël e bimëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies.
Vijojnë veprimet e thelluara hetimore, për përcaktimin e autorësisë së kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

/albeu.com/


Shtuar 9.06.2023 10:41