Në hotel me Tean? Ish-konkurrenti "turpëron" Andin pasi doli çift nga Përputhen (FOTO LAJM)

Tea është vënë së fundmi në shënjestër të Shqipes, e cila e akuzon se ajo dhe Bearti janë në një lidhje jashtë programit.

Fillimisht Shqipja postoi një foto ku Tea shfaqej e veshur me një bluzë me dizajn ushtarak dhe shkroi: Tea shkove ti në Kosovë e more bluzën apo erdhën ta sollën? Dhe ti e di mirë për çfarë dhe kë bëhet fjalë".

Në postimin e rradhës, Shqipja tregoi se bluza është e Beartit dhe shkruante se ata janë çift.

"Për këdo që ka dyshime çifti i vërtetë prapa skenave, por nuk dua të nxjerr foto private...", shkruante Shqipja.

Pas postimeve të Shqipes, Bearti ka reaguar me një foto të shkrepur në prapaskenë ku shfaqet Andi.

"Burrë para kamerave, jashtë kamerave si vajzë (emoji)", shkruan Bearti, postim i cili është komentuar edhe si xhelozi e tij ndaj Teas duke qenë se kur ishte pjesë e "Përputhen" ka shprehur pëlqimin ndaj saj.

Shtuar më 26/01/2021, ora 09:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori