Në foto duke puthur partneren, Olsi Bylyku kokë e këmbë i dashuruar (FOTO LAJM)
Aktori i humorit
Olsi Bylyku është shumë i dashur për publikun. Në sajë të roleve të tij dhe imitimeve origjinale, ai ka arritur të fitojë
zemrën e të gjithëve.
E po kështu ka fituar edhe
zemrën e të dashurës së tij. Prej kohësh
Olsi është në një lidhje me bukuroshen
Egli Tako. Dyshja shihen kudo bashkë dhe janë bërë të pandashëm.
Përmes postimeve në instagram, ata na kanë treguar se sa të dashuruar ndjehen. Ka qenë
Egli ajo që ka hedhur një
foto mjaft romantike ku duken të dy të përqafuar dhe duke u puthur . Sigurisht fotoja u pëlqye shumë nga fansat e dyshes, të cilët nuk nguruan t’i komplimentonin.
“Dashuria Supreme”,-shkruan
Egli në mbishkrimin e fotos dhe po ashtu dallon komenti i ëmbël i Olsit i cili i thotë: “Dashruria e jetës time”. Ata po shijojnë të dy dashurinë që ndiejnë për njëri-tjetrin në mënyrën më të bukur.
Shtuar më 11/10/2019,
ora 11:23