Në finalen e “The Voice”, Ledioni ngacmoi publikisht Sarën
Ledioni dhe Sara janë një nga çiftet më të komentuara të showbizit shqiptarë.

Ata janë bërë prindër prej një viti dhe duket se kjo e ka afruar edhe më tepër marrëdhënien mes tyre, pasi kohët e fundit Sara dhe Ledioni po bëjnë disa dedikimi publike ndaj njëri tjetrit.

Mbrëmjen e djeshme, në televizionin “Top Channel” u transmetua finalja e spektaklit “The Voice Kids” në një natë të mbushur me emocion, humor dhe surpriza të shumta.

Por gjatë spektaklit, nuk ka munguar dhe një batutë ngacmuese që moderatori Ledion Liço i bëri partneres së tij Sara Hoxha, që mesa duket u ka shpëtuar të gjithëve.

Teksa bisedonte me një nga konkurrentet, e cila i tha se “si i bën jufkat Dibra nuk bëhen askund”, Ledioni u përgjigj:

“Epo nuk ke qenë në Kukës akoma ti!” Për të gjithë ata që nuk e dinë, familja Hoxha është me origjinë nga Kukësi, çka do të thotë se me siguri mes tyre kanë shpërthyer të qeshurat pas batutës publike të dhëndrit të shtëpisë. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2018, ora 11:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori